Pamje: Momenti kur hajnat gjuajnë me armë në drejtim të rojes në rrugën “B”

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit është plaçkitur filiali i një banke në “Rrugën B” në Prishtinë.

Lajmi.net ka siguruar videon e kësaj ngjarjeje që ka ndodhur në orët e mëngjesit.

Aty shihet njëri nga grabitësit teksa gjuan me armë në drejtim të rojes.

Siç kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net, fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime trupore.