Armend Zemaj merr ftesë nga ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga dy kongresmenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ai ka bërë të ditur se është ftuar më konkretisht për diskutimin me temën:  “Ndikimi i negativ i Kinës dhe Rusisë në Ballkan” që mbahet në Capitol Hill, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit.

“Paneli i këtij forumi do të përbehet nga kryeministra, ministria, deputetë dhe liderë të vendeve ballkanike si dhe anëtarë të Kongresit të SHBA-ve, ku do të diskutohet për sigurinë, gjeopolitikën në Evropën Juglindore, ndërtimin e partneriteteve të reja dhe influencën Ruse dhe Kineze”, ka shkruar Zemaj, transmeton lajmi.net.