Arrestime pas grabitjes së mesnatës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pas grabitjes së një marketi që ndodhi rreth mesnatës në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.
KALLXO.com ka siguruar fotografi ekskluzive të arrestimit.
Raportohet se te personat e arrestuar janë gjetur jelek antiplumb.
KALLXO.com më herët raportoi se një person ka shtënë me armë zjarri gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, por fatmirësisht nuk janë shkaktuar pasoja nga këto të shtëna.