Arrestime të shumta në pikën doganore në Vërmicë

Policia e Kosovës ka kryer arrestime të shumta në pikën e Doganës së Kosovës në Vërmicë.

Express ka mësuar se janë arrestuar katër kontrabandistë dhe katër doganierë, nën udhëheqjen e prokurorit Admir Sejdiu.

Ata kanë qenë në një vëzhgim disamujor, si të përfshirë në korrupsion.

Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen në vendin tonë, nga Shqipëria, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.