Arrestohen 7 persona për rastin ‘Brezovica’, mesin e tyre ka edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës për rastin “Brezovica”.

Ky operacion është duke u zhvilluar në tri qytete Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Nga ky aksion deri tash janë arrestuar 7 persona, mesin e tyre edhe dy zyrtarë të ministrisë së Mjedisit.

Kështu ka bërë të ditur, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Deri tash janë të arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë”, ka thënë Jashari për Indeksonline.