Arrestohen aktivistët e PSD-së, pas protestës në Prishtinë

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtuesi i PSD-së, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Ndryshe protesta në fjalë kishte të bënte me kundërshtimin e PSD-së lidhur me vendimin për t’i dënuar qytetarët për mos-respektim të masave antiCOVID, ndërsa që partive politike po u lejohet mbajtja e takimeve elektorale, para fushatës duke mos respektuar masat e vendosura nga institucionet qendrore për koronavirus.