Arrestohen dy persona për fajde

Dy persona S.T. dhe L.T. nga Shtimja janë arrestuar sot nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Kjo pasi dyshohet se kanë kryes tri vepra penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës “Berandelli” me pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet “Citroen” dhe prova tjera materiale.

Të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes.