Arrestohen dy persona për vjedhje në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për vjedhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Sipas raportit të Policisë, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje.

Njëra vjedhje dyshohet se ka ndodhur me 15 dhjetor 2021, ndërsa tjetra me 9 janar 2022.

Më poshtë keni raportin e Policisë për të dyja rastet:

“Aeroporti i Prishtinës (ANP), Adem Jashari, 15.12.2021 – 14:20. Me 02.03.2022 njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në ANP. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Aeroporti i Prishtinës(ANP), Adem Jashari, 09.01.2022 – 03:45. Me 02.03.2022 njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në ANP. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë”.