Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, dyshohen për vrasje në tentativë

Dy të rinj janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Policia njofton se të arrestuarit janë A.SH 17-vjeçar dhe R.SH 16-vjeçar.

“Më datë 04.01.2023, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë, si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë”, thuhet në komunikatën për media.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”.

Të dyshuarit këtë të martë janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 24 orë, për t’u proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”./Fokusi.info/