Arrestohen dy vëllezër në Han të Elezit, ishin rrahur mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Han të Elezit pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që janë rrahur me njëri-tjetrin.

Sipas Policisë, të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së./Fokusi info/