Policia po heton vdekjen e një personi në Gjakovë

Një person ka humbur jetën në Gjakovë.

Policia në Gjakovë raporton se një person është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.