Arrestohen gjashtë të rinj në Prishtinë të dyshuar për vjedhje të rënda, ja kush janë

Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda-sqarim i Policisë), për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (në lagjet Ulpiana dhe Dardani).

Personat e arrestuar:

L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

S. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit”, thuhet në raport të policisë.