Arrestohen pesë persona për mosrespektim të masës së izolimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në pikën kufitare në Bernjak, për mosrespektim të masës së izolimit.

Tutje policia ka bërë të ditur se arrestimi është bërë ditën e djeshme, pas nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë persona.

“Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7) ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së për masat kunder pandemisë COVID-19”.

Në lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka  urdhëruar  që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal  per veprën  “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.

“Personat e dyshuar janë marrë nga  stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës. Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit të qeveris për parandalimin e pandemisë, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./Fokusi.info/