Haradinaj po e demanton Pacollin dhe kabinetin e tij për zyrtarët serbë

Dje gjatë ditës, një postim në Facebook i Jetlir Zyberajt, këshilltarit të Behgjet Pacollit bëri jehonë deri në Moskë, pasi aty shpallej një ndalesë për vizitat e zyrtarëve serbë.

Sot, ndërkaq gjatë një mëngjesi në Poznan të Polonisë Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka takuar Haradinajn bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku sipas saj, Kryeministri i Kosovës i ka thënë se kjo “ndalesë” është “lajm i rrejshëm”. Express ka kontaktuar Donjeta Gashin, zëdhënësen e Haradinajt e cila ka thënë se “Qeveria s’ka marrë një vendim të tillë”.

Dje gjatë ditës në Poloni kanë qëndruar ministrat e jashtëm të Ballkanit në kuadër të samitit BE –Ballkani Perëndimor. Aty Pacolli e Dacic duket se janë konfrontuar ngapak edhe pse më vonë kanë realizuar një foto të përbashkët ku dukeshin të relaksuar.

Por, lajmin e ditës atje e krijoi këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili në një postim tha se të gjithë zyrtarët serbë e kanë të ndaluar të vijnë në Kosovë. Për këtë pati reagime në Bruksel, Beograd e Moskë. Qevria e Kosovës ndërkaq sot po thotë se nuk ka marrë një vendim të tillë.

Gazeta Express e ka pyetur zëdhënësen e Qeverisë Donjeta Gashin rreth kësaj, pasi Kryeministrja e Serbisë e cila ka thënë se Haradinaj i është përgjigjur se bëhet fjalë për një lajm të rrejshëm.

Gashi i ka thënë Gazetës se qeveria nuk ka marrë një vendim të tillë.

E njëjta është thënë edhe në një njoftim për media që e ka lëshuar Qeveria e Kosocës

“Pas raportimeve të fundit dhe adresimit të shmë mediave në pyetje rredh deklaratave për ndalesën e hyrjes në Kosovë për qytetarët serb, njoftojmë opinionin se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë” thotë njoftimi i Qeverisë.

Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme kishte shkruar se dje nuk do të i jepet leje asnjë zyrtari serb për të hyrë në Kosovë derisa të ndalet propangada që po bëhet ndaj Kosovës./GazetaExpress/