Arrestohen tetë të dyshuar për posedim të narkotikëve

Tetë të dyshuar janë arrestuar në Ferizaj sot nën dyshimin se kishin substancë narkotike.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Katër nga këta të dyshuar janë liruar pasi nuk iu është gjetur asnjë sasi e narkotikëve. Ndërsa katër të dyshuarve të tjerë iu është gjetur sasi e vogël e substancës narkotike”.

“Ata janë intervistuar nga policia dhe janë liruar. Atë sasi të lëndëve narkotike që patën iu konfiskua. Rasti shkon në prokurori”, ka deklaruar Gashi për klankosova.