“Më thanë futu brenda zotëri”, dëshmitari rrëfen vrasjen e Bashaliut: Ishin dy burra, e vranë dhe e kontrolluan nëse kishte vdekur

Mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit u ekzekutua me armë zjarri 35-vjeçari Albi Bashaliu. Ai ishte duke pirë kafe në lokalin e fshatit kur persona ende të paidentifikuar e thirrën dhe sapo doli jashtë ata e vranë, e pas kësaj i dogjën edhe makinën. Migen Sejdini, pronari i lokalit përballë të cilit ndodhi vrasja ka treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Duke folur për ‘ReportTv” ai tregoi se Bashaliu kishte shkuar për të pirë kafen e mëngjesit te lokali i tij, kur dy persona të veshur me të zeza dhe maska Covid e thirrën nga jashtë. Më tej ai tregoi se pasi e vranë 35-vjeçarin ata e kontrolluan nëse kishte vdekur apo jo dhe i morën çelësat e makinës dhe e dogjën.

Si ndodhi ngjarja? Ngjarjen nuk e pamë, unë isha brenda, ngjarja ndodhi në rrugë, një makinë ishte parkuar këtu afër punës sime, me targa tona, ishin xhamat e zinjë dhe nuk dukej njeri brenda.

Nuk patë ndonjë lëvizje të dyshimtë? Jo asgjë, kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë ‘futu brenda zotri’, ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore,

Ikën menjëherë? Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi, dhe i quajti dy herë, i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë.

Si e njihnit Albin? Ishte punëtor, djalë i mirë, ka qenë i sëmurë, m’u dhimbs, s’kam fjalë

Dyshimet? Nuk e di, unë kam qenë në punë.