Arrestohen tre persona afër kampit të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Tre persona janë arrestuar dje afër kampit të Njësisë Speciale “Belvedere” në  Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet. /Fokusi.info/