6 mijë e 896 raste aktive me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19 në ditën e zgjedhjeve.

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

-Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

-Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

-Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

-Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

-Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

-Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

-Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.