Arrestohen tre persona për vrasjen e Bakush Veselit

Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Bakush Veselit në Gjilan.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se arrestimi i tre personave të dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmë është bërë në orët e vona.

Të dyshuarit po mbahen në stacion të policisë me urdhër të prokurorit.

Trupi i pajetë i Veselit është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore për Obduksion ndërkohë në vendin e krimit ndodhen ende të gjitha njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin.