Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe personin e dytë në lidhje me rastin e një tentim vrasjeje në rrugën “Komandant Kumanova”, më 24 janar të këtij viti në Shtime.

Personi i arrestuar M.N. (25), pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë për procedura te mëtejme hetimore.

Policia më 31 janar 2022 kishte arrestuar të dyshuarin e parë A.N. (28), ndaj të cilit është iniciuar rasti vrasje e mbetur në tentative dhe është dërguar në paraburgim prej 30 ditëve me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

M.N. dhe A.N. kishin rrahur personin me inicialet K.L. (22) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për shkak të të cilave kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.