Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në “Kobra City”

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”.

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.