Arrestohet Enca, dyshohet se kultivoi kanabis në banesë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë  zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Numëron mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.