Kastratit të PDK-së i ndodh diçka e çuditshme para shtëpisë, e lajmëron policinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se i ka ndodhur diçka e pazakontë para shtëpisë së tij.

Ai tha se herët në mëngjes dikush e ka thyer një frigorifer plazhi para hyrjes së shtëpisë.

Ai e përshkroi krismën sit ë madhe dhe interesante.

“Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje Kastrati ka hedhur dyshime se ky ka mundur të jetë një provokim teksa ka njoftuar se ka hapur rast në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Një ngjarje e pazakontë në shtëpinë tonë.

Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës.

Nëse ka qenë hajn i them mos të na vizitoj prapë se dëshpërohet.

Nëse është provokim ( i çfarëdo lloj natyre) i them atij shqiptari që mos të bëhet i lig me i shqetësu fëmijët e mi. Nëse dikush ka problem me mua e ftoj të takohemi kudo në qytet. Unë lëviz lirshëm çdo ditë.

Nëse vendos me na vizitu prapë e ftoj le ta mbush frigoriferin me pije e pastaj unë me familjen time të gjerë i rezervojna një pritje të ngrohtë.

Rastin e hapa në polici.

Sido që të jete, kjo për mua mbetet një ngjarje shumë e pazakontë.