Arrestohet Fisnik Lajqi – i kërkuar qe tre muaj

Fisnik Lajqi sapo është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Insajderi.

Për Lajqin Policia ishte vënë në kërkim tash e tre muaj. Ai kërkohej për veprat penale “një Lëndim i rëndë trupor”, dy raste për “Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe për dy raste tjera “Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apomjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari i sipërcekur kërkohej nga Gjykata Themelore e Pejës.