IKSHP apelon: Mos luani me mjete piroteknike!

Në prag të festave të fundvitit, nëpër qytetet të Kosovës tashmë janë shpeshtuar shpërthimet e mjeteve piroteknike, që bëhen nga kryesisht fëmijët, kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), ka dalë me një apel.

IKSHP apelon te qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.

“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike!”

“Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve! Ndihmoni të varfrit nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike!”, thuhet në apelin e IKSHP.