Arrestohet hajni i veturës në Vushtrri

Hetuesit policorë në Vushtrri, më 7 tetor 2019, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Arrestimi i E. SH., 19-vjeç, shtetas i Kosovës, është bërë në Klinë, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se ai gjatë natës në rrugën “Isa Boletini”, në Vushtrri, kishte vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si edhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga prokurori i rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.