Erion Veliaj: Berisha e Meta s’janë burra, të zbresin nga ballkoni dhe paralelja

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka shpërthyer ndaj krerëve të opozitës, Berisha e Meta.

Veliaj u shpreh se Berisha duhet të zbresë nga ballkoni dhe Meta të zbresë nga paralelja dhe të shkojnë në SPAK, veprim të cilin ata nuk e bëjnë sepse sipas tij “nuk janë burra”. Duke iu referuar protestuesve para bashkisë, Veliaj tha se “secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes”.

“Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin.

Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët. Shumica e analistëve, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri, burra nga 55 vjeç rrinë si të eksituar dhe shqyejnë çdo gjë që u del para”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje