Arrestohet i arratisuri nga Psikiatria Forenzike

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi dje se një i paraburgosur, I.Sh., ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Ndërsa tani SHKK-ja ka njoftuar se I.Sh, është arrestuar nga Policia.

“I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Për rastin dje SHKK-ja njoftoi se ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor./Fokusi.info/