Arrestohet ‘Italiani’, i shumëkërkuari nga Policia për sulmin e armatosur në ‘Duplex’

Andi Pajaziti, apo i njohur ndryshe në Prishtinë dhe nga mediet me nofkën ‘Italiani’, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gazeta Metro ka mësuar nga Policia e Kosovës se Andi Pajaziti është arrestuar si i dyshuar për plagosjen e katër personave në klubin e natës ‘Duplex’ në Prishtinë.

23 vjeçari është personi i tretë i arrestuar i Grupit të ‘Llepotës’.
Kurse Astrit Mehmeti me nofkën ‘Llepota’, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje, janë ende në kërkim të policisë.