Takimi me ambasadorët, mësohet në lidhje me orën

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditë së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së.

Por ende nuk është caktuar ndonjë orë për mbajtjen e takimit.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka pyetur Zyrën për Media në VV por kanë deklaruar se ende nuk e dinë orën.

“Ende nuk e di”, ka thënë Arlind Manxhuka, zyrtar për media në VV.

Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i mbetet VV-së ta caktojnë orën.

“Duhet me e pyet zyrën e VV-së se ata janë organizatorët e takimit dhe iu mbetet atyre ta caktojnë orën e takimit”, ka deklaruar Haziri për Insajderi.

Ai tutje ka shtuar LDK-ja mbetet në ato qëndrime të njëjta dhe do shihet çka do flitet sot në tavolinë.

Kujtojmë se kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa mbajtën mbrëmë në Kuvend një takim rreth dy orësh, por nuk arritën marrëveshje.