Arrestohet kryetari i Istogut, Haki Rugova

Është arrestuar kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Kryetari i Istogut nga radhët e LDK’së, Haki Rugova, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të komunës raportohet se janë arrestuar për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Istogu Channel mëson se të njëjtit janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikim të dokumentit.