Arrestohet Milan Radojçiq

Gjatë ditës së sotme zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiqit.
Radojçiq tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajte deri në 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.

Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd raporton Kurir.

Radoiçiq mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Po e informoj opinionin se së bashku me bashkatdhetarët e mi më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohisë në rajonin e Banjskës”, tha Radoiçiq në një deklaratë që e lexoi avokati i tij.

Të dielën, më 24 shtator , një polic i Kosovës u vra në fshatin Banjskë , i cili u pasua nga një aksion i njësive speciale të Policisë së Kosovës që kishte për qëllim një grup të armatosur që tentoi të gjente strehim në manastirin e Banjskës. Në aksion u vranë tre serbë me origjinë nga veriu i Kosovës.