Kanosin pjesëtarët e KFOR-it: Arrestohen dy të dyshuarit në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në Prizren, dy të dyshuar kanë kanosur disa pjesëtarë të KFOR-it.
Kjo ka ndodhur derisa ishin duke qëndruar në një lokal.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune hetimore të organeve kompetente, janë ndaluar dhe arrestuar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, është sekuestruar një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

RREZIKIM I PERSONELIT TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKAUARA- Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime.