Arrestohet në aeroport i kërkuari nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim më migrantë.

“I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.