Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” tentoj që të udhëtoj drejt Londrës me letërnjoftim fals

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë një shtetas të Shqipërisë në aeroportin “Adem Jashari”.

Ai kishte tentuar që të udhëtoj drejt Londrës me letërnjoftim italian, që dyshohet të jetë fals.

Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.