Hoti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet

Erëra të fuqishme e reshje të mëdha të shiut gjatë mbrëmjes të së martës, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike e private në gjitha vendet e Kosovës.

Për çka, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’iu dalë në ndihmë gjithë qytetarëve që u prekën nga vërshimet e mbrëmshme.

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet e sontme”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri Hoti ka theksuar se edhe për kundër gjitha dëmeve materiale, gjendja është nën kontroll.

“Janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale të Kërkim-Shpëtimit dhe Zjarrëfikësit janë në gjendje gatishmërie. Për fat, me gjithë dëmet materiale, në tërë vendin gjendja është nën kontroll”, përfundon shkrimi i Hotit.