Arrestohet në sheshin e Prishtinës një person i kërkuar

Policia ka arrestuar një person të kërkuar dje pasdite.

I njëjti është kapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet dhe me urdhër të gjyqtarit është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të gjyqtarit kompetent është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.