Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”

Më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, Policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “ Adem Jashari ” nё Pejё.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar:

• D.F. i lindur me 1992 mashkull/Kosovar

I dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Nga njësitet policore pas njё hetimi tё shkurtër kanё arritur ta gjejё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast:

• Njё (1) Armë (pistoletё) VZOR 50 cal: 7.75
• Njё (1) karikator i sё njëjtës armë dhe
• Tetё (8) gëzhoja

Tё njëjtat janё sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./Fokusi.info/