Zbulimi i pllakës së Bill Clintonit në Prishtinë

Në lagjen Dardania të Prishtinës, afër shtatores së ish-presidentin Amerikan, Bill Clinton, sot me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është vendosur edhe një pllakë, të cilën e ka zbuluar Clinton.

Së pari presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu dëshiroj edhe njëherë mirëseardhje ish presidentit Clinton dhe ish sekretares Allbright.

Në pllakë është gdhendur një nga deklaratat e Presidentit Clinton pasi u dha urdhri që forcat e NATO’s ta bombardojnë Serbinë, për të çliruar Kosovën.

“Për shkak të zgjidhjes sonë, shekulli 20 nuk po përfundon me indinjatë të pashpresë por me afirmim të shpresës për dinjitet njerëzor dhe për të drejtat e njeriut në shekullin e 21-të”, shkruan në pllakë, duke u cituar Presidenti Bill Clinton.

Clinton ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”./fokusi.info/