Arrestohet një grua nën dyshimin se tentoi të fuste drogë në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një grua, nën dyshimin se kishte tentuar të kontrabandonte drogë në burgun e Dubravës.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar drogën, të llojit marihuanë në sasi 51 gramë. E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Lini një Përgjigje