Arrestohet një nxënës i armatosur në Vushtrri

Në Vushtrri gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një nxënës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me autoritet e arsimit në Vushtrri, është arrestuar një nxënës i shkollës, pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.