Arrestohet një person i dyshimtë, u prezantua rrejshëm si pjesëtarë i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar në  flagrancë të  dyshuarin me iniciale (Xh.P)  nën dyshimin e bazuar  se  i njëjti ka  kryer  veprat penale “Mashtrim”  dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar “ specifikuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari  në  vazhdimësi i ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë  së Kosovës (hetues në krime ekonomike), me qellim të përfitimit material.

“Ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar  disa  lëndë  të  Keqpërdorimit të  detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje ti rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte ti jepte ryshfet në vlerë prej  30,000 €uro (tridhjetë mijë euro). Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve relevante sot me datë 24.05.2021 ka ndërmarr një sërë veprimesh profesionale duke zbatuar edhe urdhëresën e gjykatës   kompetente, ku është bërë simulimi i veprës penale, me që rast është  kryer dhënia e mjeteve monetare të  dyshuarit  në vlerë  prej 11,000  €uro (njëmbëdhjetë mijë euro),  ndërsa  i dyshuari ka kërkuar edhe mjete  tjera që ti  pranojë gjatë dy ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari  është  intervistuar  nga Policia dhe i njëjti me urdhër të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.