Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Shpejtim Hazrolli

Ka vdekur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpejtim Hazrolli, transmeton Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UCK-së, Shpejtim Hazrolli.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut ton, Shpejtim Hazrolli.

Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkluftëtarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin.

Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant ! VK