Arrestohet një person në Mitrovicë, tentoi ta sulmonte inspektoren komunale

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmonte inspektoren komunale.

Policia ka intervenuar dhe e ka marrë situatën nën kontroll.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar ta sulmoj inspektoren komunale, mirëpo ka intervenuar policia dhe e ka futur situatën nën kontroll. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.