Arrestohet një person në Prishtinë, policia i konfiskon 4 kg heroinë dhe monedha të Serbisë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë pasi që i është konfiskuar 4 kilogram heroin, telefon celular, para dhe dinar të Serbisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet në gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150€ dhe 400 dinar të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.