Specialja dorëzon listën e 12 dëshmitarëve të radhës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar më 28 qershor listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë.

Këtë e bëri të ditur, Angela Griep, shefe për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), përmes informimit javor të DhSK-së për medie në platformën ‘zoom’, të enjten, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

‘‘Më 28 qershor Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë’’, tha ajo.

‘‘Emrat e dëshmitarëve janë dorëzuar si pjesë e një shtojce konfidenciale’’, shtoi e njëjta.

Po ashtu, ajo tha se seancat gjyqësore në çështjen Thaçi dhe të tjerë nisin javën e ardhshme duke filluar nga 9 korriku, nga ora 09:00.

Ndërkaq, për çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, e njëjta informoi se seancat në këtë çështje janë mbajtur të hënën dhe të martën e kësaj jave.

Griep tha se seancat në çështjen Shala përfunduan për këtë javë dhe priten të rifillojnë më 21 gusht 2023 në orën 09:30.