Arrestohet një person, pasi sulmoi fizikisht punëtorin e KEDS-it

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth çkyçjes së rrymës e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar- punëtor i KEDS-it.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i PK-së.