Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime

Sot, rreth orës 08:15 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.SH (M/K) i moshës 52 vjeçar, i cili në vazhdimësi kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij H.SH ( F/K) e moshës 44 vjeçare.

Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.