Arrestohet një person për krime kundër njerëzimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë Kundër Terrorizmit, me autorizim të Prokurorit Special të Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e personit M.D.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Krime kundër njerëzimit, nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.7 të Kodit Penal të Kosovës.

Arrestimi është bërë sot, më 23 qershor 2023, me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, PSRK-ja, në afatet e parapara ligjore do të ushtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit.