Arrestohet një punëtor teknik, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse në shkollë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një punëtor teknik në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Nxënësja dyshohet të jetë nga shkolla fillore e mesme e ulët “Hysni Zajmi”.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00, stacioni policor në Istog, është njoftuar nga Drejtoria e Shkollës Fillore e Mesme Ulët, “Hysni Zajmi” në fshatin Vrellë, ku për momentin dyshohet që të jetë e shqetësuar seksualisht një nxënëse e shkollës në fjalë nga një punëtor i stafit teknik. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin në fjalë. Në lidhje me rastin janë duke punuar njësitet kompetente policore”, ka thënë Gashi.

Ai bëri të ditur se për momentin këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes.